Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot projektvendimet për verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar të bashkive Lushnje, Shkodër, Durrës.
Në formularin e vetëdeklarimin të kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” për Lushnjen Elton Bano, rezulton se ky i fundit ka ndryshuar datëlindjen dhe vendlindjen. Bano ka deklaruar në formular se ka ndryshuar datëlindjen nga 24.01.1981 në 24.07.1978 dhe vendlindjen nga Prishtinë, Kosovë në Lushnje. Rasti i tij ka sjellë diskutime në KQZ ku përfaqësuesi ligjor i PD Marash Logu e ka quajtur rast të dyshimtë dhe ka theksuar se duhej të pritej përgjigja e Drejtorisë së Gjendjes Civile.
Diskutimet në KQZ:
Përfaqësuesi i KQZ: Shtëpia e Lirisë ka dorëzuar në KQZ regjistrimin e Elton Banos si kandidat të bashkisë Lushje. Bano ka depozituar në komision formularin e vetëdeklarimit ku rezulton se ka deklaruar se ka ndryshuar datëlindjen nga 24.01.1981 në 24.07.1978 dhe vendlindjen nga Prishtinë, Kosovë në Lushnje. Drejtoria e gjendjes civile në përgjigje ka deklaruar se Bano nuk ka shënime në regjistrin penal dhe rezulton i padënuar.
Logu: Nga formulari i vetëdeklarimin, rezulton se Bano ka jetuar jashtë territorit të republikës?
KQZ: Nuk ka deklaruar se ka jetuar jashtë shtetit.
Logu: Është i dyshimtë fakti që ka deklaruar vendlindjen në Prishtinë Kosovë dhe më pas në Lushnje ndërkohë që nuk ka jetuar.
Përfaqësuesja e KQZ: Bano ka 2 vendlindje të nsdryshme. Du data lindjeje të ndryshme. Në zyrën e gjendjen civile kemi marrë informacione. Ka ndryshuar ditëlindjen dhe vendlindjen.
Logu: Nuk do ishte më e udhës të prisnim dhe përgjigjen e drejtorisë së gjendjes civile?
Përfaqësuesja e KQZ: Drejtoria e burgjeve na ka kthyer përgjigje dhe ai rezulton se është i padënuar.
Celibashi: Mund të qëllojë se pas një përgjigje përfundimtare të mos marrësh informacion që mund ta penalizojë dhe në një fazë të dytë mund të rezultojë me probleme.
Logu: E kuptoj kur dikush deklaron një datë të ndryshme se mund të jetë një lapsus, por kur deklaron vitin ndryshe dhe vendin e lindjes kjo është pak e dyshimtë. Po nga një shtet në një tjetër më duket rast që meriton edhe të ndalemi. Madje është në ato raste që mund të pritej dhe përgjigje nga drjetoria e gjendjes civile.
Përfaqësuesi i KQZ: Kandidati është përgjigjur se ka jetuar jashtë shtetit për studime, në Bukuresht, në Londër për emigracion, në Romë Itali për arsye shëndetësore…
Në përfundim të mbledhjes Komisioni Qëndror Zgjedhor regjistroi edhe dhjetë kandidatë të tre subjekteve dhe koalicioneve politike që do të garojnë në gjashtë bashkitë e vendit.
Më poshtë kandidatët që u regjistruan sot nga KQZ
- Partia Socialiste
- Shkodër – Majlinda Angoni
- Lushnjë – Eriselda Sefa
- Durrës – Emiriana Sako
- Partia Demokratike
- Lushnjë – Indrit Sefa
- Shkodër- Xhemal Bushati
- Durrës – Luan Hoti
- Koalicioni Shtëpia e Lirisë
- Durrës – Ardian Muka
- Lushnjë – Elton Ilir Bano
- Shkodër – Bardh Spahia
- Partia e Lëvizja e Re
- Durrës – Jonid Nano
Dje KQZ shqyrtoi projektvendimet për verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar të bashkive Rrogozhinë, Vorë dhe Dibër. Të gjithë kanë rezultuar të “pastër” ndaj në përfundim të shqyrtimit, KQZ vendosi se nuk janë në kushtet e ndalimit të kandidimit dhe se KZAZ-të përkatëse mund të vijojnë me procedurat për regjistrimin e kandidatëve të mëposhtëm:
- Ferdinand Shefqet Saraçi, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;
- Dritan Hajri Torba, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;
- Edison Selman Memolla, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;
- Hekuran Selman Xhani, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;
- Premtim Riza Kryemadhi, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;
- Lulzim Sefer Vrana, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë;
- Rahim Petrit Spahiu, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;
- Blerim Rustem Shera, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë;
- Luan Qamil Haka, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;
- Ymer Gjergio Marku, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë.
/abcnews.al