Kulusevski: Nuk e di çfarë shkoi keq me Allegrin. Gjithçka është intensive në Premier League

schedule14:56 - 11 Shkurt, 2022

schedule 14:56 - 11 Shkurt, 2022

Dejan Kulusevski u transferua gjatë merkatos së dimrit te skuadra e Tottenham. Ish-lojtari i Juves foli për përshtypjet e tij të para te “Spursat” e Antonio Contes dhe qasjen e tij në ligën angleze.

Kulusevski ka theksuar se kampionati anglez është në një stad tjetër, ndërsa theksoi se është i lumtur që vazhdon karrierën e tij në Angli.

Çfarë shkoi keq me Allegrin? Nuk e di, jam i sinqertë. Ndonjëherë futbolli është fat, unë doja të luaja dhe të kisha hapësira, diçka e tillë nuk po ndodhte, unë doja ta demonstroja atë që kam në zemër. Jeta vazhdon, ka gjithmonë ulje dhe ngritje .

“Premier League është tjetër stad. Kam bërë shumë mirë finalen e vitit të kaluar. Asgjë, si shkoi. Tani luaj në Tottenham dhe jam shumë i lumtur në Angli. Ditën e parë që mbërrita këtu pashë stërvitjen. Ishte një tjetër sport, ata ecnin shumë më shpejt. Gjithçka ishte shumë më intensive dhe me shumë trup. Në këto pjesë praktikisht nuk ka asnjë faull”, ka theksuar suedezi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!