Pas disa vitesh masash të caktuara shtrënguese, Real Madrid synon t’i japë skuadrës një përmirësim të madh gjatë merkatos së verës së ardhshme.
“Los Blancos” duan të rekrutojnë një mesfushor qendror, të gjejnë një zëvendësues për brazilianin Casemiro dhe, në veçanti, të inkorporojnë një sulmues të ri të aftë për të bërë diferencën për një periudhë të gjatë kohore, francezin Kylian Mbappe.
Në mënyrë që të krijojë vend për shtesat e reja dhe të lirojë faturat e pagave, klubi tashmë ka vendosur që të lirojë tre lojtarë që do t’i mbarojnë kontratat e tyre verën e ardhshme. Marcelo, Isco dhe Gareth Bale janë pranë lamtumirës përfundimtare nga klubi madrilen./h.ll/abcnews.al