“Sa nji jetë”, Sidrit Bejleri i këndon dashurisë në këngën e re

schedule21:07 - 10 Shkurt, 2022

schedule 21:07 - 10 Shkurt, 2022

Këngëtari Sidrit Bejleri ka publikuar projektin e ri muzikor. Kënga, me të cilën vjen në bashkëpunim me artisten Denisa Gjezo, mban titullin “Sa nji jetë”. Është shoqëruar me videoklip dhe sapo është publikuar në Youtube. Për muzikën është kujdesur Sidrit Bejleri dhe Ervis Çaushi ndërsa për tekstin ka punuar vet Sidriti.

Kjo këngë, përmes së cilës i këndon dashurisë, vjen vetëm pak ditë nga Shën Valentini. Balada është pritur deri më tani shumë mirë nga adhuruesit e këngëtarit, të cilët e kanë vlerësuar për muzikën dhe për interpretimin e tij. Ky projekt vjen vetëm një muaj pas këngës “A do më doje”.

/abcnews.al