Laçi dhe Egnatia do të diskutojnë mes tyre sfidën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, takim që do të luhet në Kurbin ora 13:45.
Takimi i parë mes dy skuadrave ka përfunduar në barazim 1-1, ndërsa ditën e sotme për të kaluar në fazën tjetër favorite është skuadra e Mirel Josës.
Nga krahu tjetër edhe Rrogozhinasit e Zekirija Ramadanit do e shikojnë Kupën si një shpëtim dhe ndaj Laçit do të japin maksimumin e tyre, edhe pse luajnë në një nga transfertat më të vështira, ku kurbinasit nuk i falin pikët.
Për këtë përballje janë bërë publike edhe formacionet zyrtare me trajnerët që kanë vendosur se cilët do të jenë lojtarët të cilëve do iu besohet kjo ndeshje.
Formacionet zyrtare:
Laçi: Dajsinani, Roganovic, Ignjatovic, Velkoski, Ziko, Zulfiu, Shehu, Deliu, Mazrekaj, Guindo, Qato. Trajner: Mirel josa
Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Agbekpornu, Ademi, Imeri, Duranski, Jackson, Augusto. Trajner: Zekirija Ramadani . /f.a/abcnews.al