Kuvendi është duke shqyrtuar sot projektligjin për zgjatjen me dy vjet të mandatit të organeve të vettingut si KPK dhe Komisioneri Publik. Bëhet fjalë për 300 çështje që kanë mbetur pa u shqyrtuar deri më tani, ndërkohë që mandati i tyre përfundon në qeshor 2022.
PD ka deklaruar votën pro këtij projektligji të propozuar nga 39 deputetë të PS-së duke vlerësuar se vendi ka nevojë për një sistem drejtësie të shendetshme.
Por pse po kërkohet zgjatja e mandatit të këtyre organeve?
Organet e vettingut si Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit si edhe Komisioneri Publik, të tre institucione të ngarkuara për rishikimin e figurës së anëtarëve të Sistemit të Drejtësisë u miratuan në vitin 2016 me një mandat të caktuar. KPK dhe Komisioneri Publik kanë një mandat 5 vjeçar, kurse KPA ka një mandate 9-vjeçar.
Aktualisht është në përfundim mandati i anëtarëve të KPK-së dhe Komisionerit Publik. Sipas ligjit, mandati i tyyre përfundon në qershor 2022. Ligji parashikon që në rastet kur përfundon mandati i tyre, punën e KPK-së e bën Kolegji i Lartë i Prokurorëve për prokurorët dhe Kolegji i Lartë Gjyqësor.
Po ashtu detyrën e Komisionerit Publik e bën SPAK-u në rastet kur përfundon mandati i Komisionerit Publik, raporton abcneës.al.
Pra, puna për vetimin e punonëjsve të Sistemit të Drejtësisë nuk bllokohet, por komplikohet.
Ndryshimet e kërkuara nga 39 deputetët e PS-së lidhet pikërisht me KPK dhe Komisionerin Publik në mënryë që punën e tyre të mos e bëjnë organet e tjera.
Deputetët kërkojnë që mandati i tyre të zgjatet edhe me dy vite të tjera.
Deri më tani, organet e vettingut kanë përpunuar 60% të çështjeve dhe kanë mbetur 40% e çështjeve të tjera që nuk janë kryer.
Nga të dhënat rezulton se janë edhe 300 prokurorë, gjyqtarë dhe punonjës të administratës së prokurorive dhe gjykatave që nuk janë vetuar ende. /abcnews.al