Gruaja britanike i bën gjëmën shqiptarit

schedule09:43 - 27 Shkurt, 2019

schedule 09:43 - 27 Shkurt, 2019

Një shqiptar, i dënuar për vrasje në vendin tonë ka mundur të hyjë dy herë ilegalisht në Britani. Por tashmë ai është kapur duke sulmuar me thikë guan me të cilën ai kishte krijuar një familje dhe rrezikon të dëbohet.

Ardian Rragami u ekstradua për herë të parë nga Britania për në Shqipëri në vitin 2009 për t’u përballur me 15-vjet burg për vrasje, por u kthye përsëri në Britani pasi bëri vetëm 4 vite burg.

Duke u paraqitur si refugjat kosovar i quajtur ‘Ardian Gashi’, ai hyri për herë të parë në Britani duke u arratisur nga vendi, pasi kishte vrarë fqinjin në një lokal të Shkodër në vitin 1998.

Në vitin 2000, Rragami u dënua me 15-vjet burg në mungesë, por u ekstradua në Shqipëri në vitin 2009, ku ai shërbeu vetëm një pjesë të dënimit të tij.

Me rikthimin e tij në Britani të Madhe në vitin 2016, duke kaluar përsëri ilegalisht kufin, Rragami u vendos në Wickford, Essex, ku u ribashkua me gruan e tij britanike, Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat e tyre, tani 13 dhe 15 vjeç.

Ai u arrestua në Qershor po  të atij viti pasi një hetim të Daily Mail, ku zbuloi se ai ishte kthyer përsëri në Britani pas ekstradimit të tij.

47-vjeçari u lirua me kusht dhe iu vendos një byrzylyk elektoronik, deri në momentin që të plotësoheshin proceduta për një ekstradim të dytë.

Ai sipas nenit 8 të Ligjit për të Drejtat e Njeriut, ku një emigrant përballet me bëbim citon këtë ligj për të thënë se do të jetë pranë familjes.

Por Rragami është parë duke sulmuar me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Wickford. Mbesa e tij e filmoi Rragamin duke dhunuar zonjën Michaels, ndërsa ai ishte në gjendje të dehur, raporton “The Sun”.

Në Gjykatën e Basildonit ai u deklarua fajtor për sulm ndaj zonjës Michaels, pasi ai e kishte goditur duke i shkaktaur  një të çarë në nofull me thikë kuzhine. Ai gjithashtu kishte sulmuar edhe fëmijët. Për dhunën e ushtruar në familje Rragami u dënua më 8-muaj burg. Nëse ai do të ishte burgosur me të paktën 12 muaj, shqiptari do të dëbohej automatikisht.

Zonja Michaels, ka shkuar tek Zyra e Emigracionit duke u lutur: “Ju lutem deportojeni atë tani’. 49-vjeçarja tha për “The Sun”: “Ardiani ka përdorur të drejtën për të qënduar këtu se ka një familje, por ai nuk e ka më atë. Unë kam vuajtur shumë në të kaluarën, por derisa të deportohet, ai kurrë nuk do të ndalet. Jam shumë e frikësuar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!