“Je xheloze se Beniada rri me Donaldin”, çfarë i tha Balina-Einxhelit në shtëpinë e “BB VIP”

schedule11:26 - 10 Shkurt, 2022

schedule 11:26 - 10 Shkurt, 2022

Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, u futën për një darkë dy opinionistët Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari. Ata u ftuan nga banorët si rrjedhojë e lojës, në këmbim të uljes së parave në çmimin e madh.

Gjatë darkës, opinionistët dhe banorët kanë diskutuar me njëri-tjetrin. Në një moment, Balina ka folur sërish me Einxhelin, ku është shprehur se moderatorja mund të jetë xheloze ndaj marrëdhënies që Beniada ka me Donaldin.

Ajo madje ka theksuar se në raportin e tyre, Beniada ka dhënë më shumë se Einxheli.

“Je xheloze më duket. Nuk e kuptoj se çfarë të pengon që Beniada të ketë një marrëdhënie shumë të mirë me Donaldin? Të them të drejtën në marrëdhënien tuaj, ndonëse ti nuk ke vënë njeri përpara Beniadës, në raportin midis ju të dyjave mua më duket sikur Beniada jep më shumë”, tha Balina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!