Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do të kryejë dënimin në burgun e Fierit. Ka qenë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që ditën e sotme vendosi se në cilin burg do të vuaj dënimin Tahiri.
Që prej datës 4 Shkurt në burgun “313” në Tiranë, pasi Apeli i GJKKO e dënoi me 3 vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre. Gjykata vendosi që Tahiri të kryej dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer edhe një vlerësim të rrezikut për transferimin e ish-ministrit në burg për të evituar rreziqet për të, për shkak të detyrës që ka mbajtur.
Nga ana tjetër avokati i Tahirit, Maksim Haxhia ka paralajmëruar rekurs në Gjykatën e Lartë të vendimit të marrë nga Apeli i GJKKO. /abcnews.al/