Donnarumma: Milani më telefonoi dhe më tha që kanë gjetur portier tjetër

schedule11:07 - 9 Shkurt, 2022

schedule 11:07 - 9 Shkurt, 2022

Gianluigi Donnarumma, portieri i PSG-së , ka dhënë një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ku ka folur për shumë tema, duke iu kthyer fillimisht lamtumirës së Milanit.

“Klubi në të cilin u bëra burrë dhe lojtar përfundoi me mua me një telefon. Telefonuan e më thane ‘Ka një portier tjetër’, por unë mbetem tifoz i kuqezinjve.

Dëgjoj shpesh nga ish-shokët e mi dhe Pioli, u gëzova për derbin e fituar dhe e ndjek Maignan nga afër. Deri tani ai më ka lënë përshtypje të mirë.

Më pas klasa e 99-ës flet për PSG-në: “Ishte në fatin tim. Presidenti dhe drejtori më bënë të kuptoja se më donin shumë. Navas? Nuk është e vërtetë që ka shkëndija.

E dija që duke ardhur këtu do të të ketë konkurrencë”./h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!