Vrasja e të riut grek, sulmi u organizua nga 23-vjeçari shqiptar, të “penduarit”: Po kërkonim kundërshtarët

schedule16:36 - 8 Shkurt, 2022

schedule 16:36 - 8 Shkurt, 2022

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e Alkis Kampanos ,19-vjeçarit grek pak ditë më parë në Selanik. Sipas mediave sulmi ndaj tij është organizuar nga 23-vjeçari shqiptar i cili u arrestua i pari në lidhje me këtë ngjarje.

Në raportin e policisë greke thuhet se i riu shqiptar sipas përshkrimeve të të arrestuarve të tjerë, ishte ai që komandonte grupin.

Ata kanë treguar se një prej personave të shpallur në kërkim e ktheu makinën në rrugicën ku u ndeshën me Alkis dhe miqtë e tij në kërkim të tifozëve kundërshtarë. Pasi janë hasur me ta, autorët kanë zbritur nga makinat teksa në duar mbanin thika.

Më herët në lidhje me këtë ngjarje është dorëzuar edhe një 25-vjeçar nga Athina, anëtar i grupit të tifozëve të PAOK-ut në Athinë që i shpëtoi arrestimit në momentin e aksionit të policisë.

Prindërit e 19-vjeçarit të vrarë kanë deklaruar se duhet t’ia lënë në dorë drejtësisë dhe se kanë besim se policia do t’i shkojë deri në fund çështjes për fëmijën e tyre.

Babai i Alkisit tha se “ai ishte një fëmijë që nuk luftoi. Nuk dua të flas për Alkisin. Pyesni miqtë e tij. Gjithçka që kisha për të thënë për Alkisin, e thashë. Doja të dërgoja një mesazh për t’i dhënë fund kësaj lufte civile. Po humbasim jetë njerëzish”.

Nga ana e saj, nëna e Alkis Kampanos tha se ishte e tronditur nga fakti që skena e vrasjes ishte përballë një kompleksi shkolle. “Si mund të ndihen të sigurt këta fëmijë? Kompleksi është një pikë referimi për studentët”, tha Melina Kakoulidou . /abcnews.al