Sot seancë në Kuvend, opozita thirrje strukturave për protestë

schedule10:03 - 26 Shkurt, 2019

schedule 10:03 - 26 Shkurt, 2019

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë që u anullua të enjten e kaluar, do të mbahet ditën e sotme në orën 17:00. Vendimi është marrë këtë mëngjes në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Opozita e bashkuar ka reaguar menjëherë duke i bërë thirrje strukturave të partisë të organizohen për të protestuar përpara Kuvendit në të njëjtën orë me seancën e njoftuar.

E njoftojnë beftas mbledhjen e seancës plenare për në orën 17 të pasadites së kësaj të martë. Vendimi u mor në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve duke publikuar më pas edhe rendin e ditës së kësaj seance.

Ndër tetë projektligjet e depozituara në kuvend mazhoranca ka vendosur për miratim edhe strukturën e buxhetin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë.

Shpjegimin se pse kjo mbledhje e parlamentit nuk po bëhet të enjten e bën kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla

I menjëhershëm ka qenë reagimi i opozitës pas njoftimit të socialistëve. Partitë e opozitës së bashkuar i kanë bërë thirrje strukturave të organizohen për të protestuar përpara parlamentit.

Të porositur më herët nga kryeministri Rama, socialistët refuzojnë ti kundërpërgjigjen. Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve është vendosur gjithashtu që seanca e rradhës të zhvillohet në datën 5 mars./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!