Ndarja në dy kampe e Partisë Demokratike është reflektuar edhe brenda familjes së Ilir Vrenozit . Ky i fundit mbështetës i Berishës ka hasur në përplasje me të birin Enri Vrenozi i cili angazhohet rregullisht në takime pranë përkrahësve të kryedemokratit Lulzim Basha. Mbrëmjen e sotme babë e bir u përballën në një studio televizive në MCN me debate të forta
Pjesë nga debati:
Ylli Rakipi: Si e kuptove ti që Lul Basha është njeri i rëndësishëm?
Enri Vrenozi: Po promovon sloganin “Zgjedhim të ardhmen”. Është mëse e mjaftueshme për të ndjekur një politikan si Basha. Thonë ka pasur humbje të njëpasnjëshme, por nuk kanë qenë humbje, kanë qenë masakre elektorale. Lul Basha është ai kryetar partie që kurrë nuk ja ka prerë hovin politik ndonjë personi me aspirata. Nëse nuk mbështesim këtë lider, këtë kryetar që e do rininë.
Ilir Vrezoni: Enri, Lul Basha 2013-2025 na ka lënë rrugëve. Është humbës serial i suksesshëm.
Enri Vrenozi: Në 25 prill, kemi pasur përballë një makineri korrupsioni, bandash, lek pafund të shpërndara.
Ilir Vrenozi: Ehe
Enri Vrenozi: Janë të faktuara. Në 25 prill ka pasur masakër. Doktor Berisha, që tani i hakërrehet Bashës…
Ilir Vrenozi: Laj gojën ti të zësh Berishën. Ti kur ishte i vogël imitoje Berishën. Mos e zërë në gojë ti Berishën. Hiqja mo prizën këtij!
***
Ilir Vrenozi: Po je djalë me vizion, dil dhe thuaj, unë e mbështes Lulzim Bashën, por po humbi të hapë krahun, të fërshëllejë tre herë dhe të hapë krahun. Nëse do merrni një bashki juve, ke një muaj rresht një çokollatë. Nëse do merrni dy, ke dy muaj rresht një çokollatë çdo mëngjes. E kam të sigurt që nuk merr asnjë!
/abcnews.al