Këto janë pasojat që Covid-19 lë në sistemin gastrointestinal

schedule18:02 - 7 Shkurt, 2022

schedule 18:02 - 7 Shkurt, 2022

Covid-19 ka ndikuar edhe ne sistemin gastrointestinal, duke shkaktuar tek pacientët simptoma si diarre, të vjella apo dhimbje. Plarent Kapo, mjek gastroenterolog-endoskopist, në spitalin Hygeia shpjegon lidhjen mes Covid dhe çrregullimeve gastrointestinale.

“Pacientët e prekur nga Covid shfaqin shenja gastrointestinale duke filluar me diarre, dhimbje barku, nausa, të vjella. Shpesh herë edhe atë diskomfortin abdominal që themi ne çrregullime në stomak dhe në zorrën e hollë.”

Edhe përdorimi i shumtë i medikamenteve, mund të sjellë shqetësime.

“Pacientët gjithashtu edhe nga përdorimi i medikamenteve të ndryshme, gjatë përdorimit të ilaçeve, si antiinflamatorëve, antiviralëve të ndryshëm është vënë re që ka pasur çrregullime edhe nga faktorët e përdorimit të zgjatur të këtyre ilaçeve.”

Sipas studimeve të kryera 1 në 5 persona të prekur nga Covid kanë shfaqur një prej simptomave gastrointestinale. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!