Pak lojtarë mund të thonë se kanë luajtur me dy sensacionet e reja të futbollit botëror, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, por Thomas Meunier është një prej tyre dhe ai beson se francezi është pak më përpara se norvegjezi për sa i përket aftësive teknike.
Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, dikur i Paris Saint-Germain, tregoi dallimet dhe ngjashmëritë mes dyshes.
“Ata nuk kanë të njëjtin stil”, tha ai për “L’Equipe”.
Ata janë sportistë të mëdhenj, janë të kompletuar, kështu që kanë karakteristika të përbashkëta: shpërthyes, shpejtësi, aftësi kërcimi, qëndrueshmëri, mund të përdorin të dyja këmbët…
Por, teknikisht, unë shoh se Mbappe është përpara. Haaland, fizikisht, është një numër 9 i vërtetë. Nuk mund ta quash atë nr.7 ose nr.11, ai është një golashënues i pastër.
Të dy janë vërtet të mirë, por Kylian ka atë karakteristikë shtesë. Kur mendojmë për Ronaldon brazilian ose Thierry Henry, ai ka atë instinkt të lojtarëve të mëdhenj që mund ta bëjnë atë një legjendë të futbollit.”
Pavarësisht rinisë së tij, Meunier beson se Mbappe është ai që bën diferencën në PSG./ h.ll/abcnews.al