Ekspertët: Nafta çmime rekord, institucionet të reagojnë

schedule15:25 - 6 Shkurt, 2022

schedule 15:25 - 6 Shkurt, 2022

Nga Erblina Mile

Qytetarët shqiptarë po përballen me  çmime rekord të karburanteve  të cilat kanë arritur në afro 200 lekë për litër. Ekspertët sqarojnë se ndikim në krijimin e çmimit përfundimtar kanë dhënë ndryshimi i taksave, pasi gjatë këtij vitit është vendosur indeksim i akcizës si dhe luhatjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

“Për herë të parë nga 1 janari 2022 u bë indeksimi i inflacionit në në akcizë që sa herë që rritet inflacioni kjo do të reflektohet te rritja e akcizës. Rritja me 8 lekë e fundit erdhi si pasojë e rritjes së akcizës. Ndërsa aspekti i dytë është me luhatjet në bursë.”

Sipas ekspertit Eduard Gjokutaj ,shtrenjtimi i karburanteve pritet të ndikojë direkt në ecurinë e ekonomisë  e cila ende nuk është rimëkëmbur pas tërmetit dhe pandemisë.

“Efekti i karburanteve ndikon direkt në koston e jetesës dhe efekti zinxhirë që prodhon rritja e krizave. Kjo ndikon ë buxhetin e qeverisë se rrit të ardhurat, por ndikon në xhepin e qytetarëve.”

Për të mos lejuar abuzimet ekspertët  i kërkojnë institucioneve  që të reagojnë dhe të bëjnë detyrën .

Pritshmëritë sipas institucioneve janë që kriza e çmimeve të vijoj deri në mesin e vitit 2022. Por ekspertët sqarojnë se një situatë e tillë mund të zgjasë edhe më shumë.

Taksat në një litër naftë në vend arrijnë në mbi 110 lekë  për litër ,ndërkohë që qeveria ka deklaruar se nuk ka asnjë plan për të rishikuar këto taksa. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!