Me Kylian Mbappe që tashmë e ka zgjedhur të ardhmen e tij, ku “Santiago Bernabeu” do të jetë shtëpia e re për të, te Real Madridi “fiksimi” tjetër nuk është më i preferuar.
Madrilenët thuhet se janë dorëzuar për transferimin e Erling Haaland, dhe në këtë mënyrë merkatoja e verës pritet të jetë “flakë” për sulmuesin norvegjez.
Sipas “Star”, Los Blancos nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë ofertë për Haaland, duke i hapur rrugën katër katër klubeve “big” të Premier League, Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Liverpool.
Një lajm i keq ky për norvegjezin, duke pare së në ditët e kaluara është thënë se preferenca e lojtarit ishte pikërisht Real Madrid dhe se transferimi në Premier League nuk pëlqehet shumë nga 21-vjeçari. /f.a/abcnews.al