Beatrix Ramosaj tregon kur nisën “shkëndijat” e para me Donaldin

schedule13:54 - 6 Shkurt, 2022

schedule 13:54 - 6 Shkurt, 2022

Beatrix Ramosaj është rrëfyer për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP. Këngëtarja ka qenë e ftuar në Fun Club, ku foli për përjetimet pas daljes nga shtëpia e famshme ndërsa u ndal mes të tjerash dhe te momenti kur kuptoi se mes saj dhe Donaldit kishte më shumë sesa miqësi.

“Kam vite që e njihja Donaldin por nuk kam pasur ndonjë mendim për të. Kur kam futur në shtëpi njerëzit me të cilët jam afruar më shumë ka qenë Semi dhe Donaldi. Më ka ecur gjithmonë muhabeti me ta, bënin shumë lojëra por kisha krijuar një simpati si njeri. Por në asnjë moment nuk thosha se e kam qejf.

Kemi ndenjur bashkë dhe kemi qenë të afruar. Javët e fundit, Semi nuk rrinte gjithë kohës me të por pas daljes, banorët e tjerë po na ngacmonin se ngela vetëm unë me Donaldin. Ishte e sikletshme. E kisha kuptuar se e kisha njëfarë pëlqimi.”, tha ajo ndërsa tregoi se si u ndje kur Donaldi dëgjoi këngën që i ka dedikuar.

“Po më ka marrë malli shumë për Donaldin. Emocionohem shumë kur edhe atë e merr malli. U emocionova shumë kur ai dëgjoi këngën. Kur kam krijuar këngën kam qenë shumë e mpirë. Kur isha në studio kisha një lirshmëri tjetër. E kemi shkruar këngën, por asnjëherë nuk ka qenë e planifikuar.“, tha ajo.

Donaldi dhe Trixa nuk vranë njeri, u bullizuan”, stilisti tregon gjendjen e  këngëtares pas daljes nga BB VIP – Abc News

Kur u pyet se cila është fraza që ka më shumë për zemër, këngëtarja tha: “Fraza që e kam më shumë për zemër në këngë është “Ne kuptoheshim me sy”. Duke qenë gjithë kohës nën presionin e kamerave dhe nga pamundësia për të folur kuptoheshim shumë mirë të dy.”
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!