Harry Kane shënoi dy gola me fanellën e Tottenham mbrëmjen e djeshme, kundër Brighton në një ndeshje të vlefshme për FA Cup.
Sulmuesi i Anglisë ka folur për mediat dhe ai ka fjalët më të mira për trajnerin Antonio Conte, i cili mori vendin e Nuno Espirito Santo në muajin nëntor.
“Ai ka qenë brilant. Nuk mund të them mjaftueshëm elozhe për të si trajner dhe njeri. Ai me të vërtetë ka ndryshuar mentalitetin e shumë lojtarëve në ekip”, është shprehur Kane. / abcnews.al