Ministrja Denaj: Shkollat dhe formimi profesional, rol në nxitjen e punësimit

schedule13:30 - 25 Shkurt, 2019

schedule 13:30 - 25 Shkurt, 2019

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj zhvilloi një vizitë në Zyrën e Punësimit në Tiranë, ku u njoh nga afër me praktikat e punësimit, kryesisht për të rinjtë.

Sipas Ministres Denaj, zyra e punësimit në kryeqytet ka punësuar rreth 40% të të rinjve deri në moshën 29 vjeç. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë theksoi se duhet t’i kushtohet një rëndësi e madhe edhe shkollave profesionale që nxisin më tej punësimin.

“Ne kemi një rrjet shumë të gjerë shkollash profesionale, nëpërmjet shumë programeve që ministria jonë ndjek, ne nxisim që shkollat profesionale të bëhen sot atraktive për të gjithë personat që kanë mundësinë nesër të punojnë në tregun e punës në profesione shumë tipike, siç ju e thatë, në kërkesat që ka tregu i punës në telekomunikacion, në turizëm e hoteleri dhe mendojmë që shkollat profesionale, me dinamizmin që po marrin, me mbështetjen që po marrin, me fokusin që ka qeveria te zhvillimi i këtyre shkollave profesionale, të gjejnë atë mbështetje studentët që sapo përfundojnë nga niveli i mesëm dhe të arrijnë atë profesionalizëm që kërkohet për tregun e punës”, tha ministrja Denaj.

Ministrja Anila Denaj vlerësoi edhe raportin e krijuar nga zyrat e punës me kompanitë e ndryshme, që ndikon në nxitjen e punësimit të të rinjëve dhe punonjësve të kualifikuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!