Abuzimet raciste nuk kanë fund, lojtari i Manchester Utd preja e radhës

schedule16:58 - 5 Shkurt, 2022

schedule 16:58 - 5 Shkurt, 2022

Anthony Elanga ka qenë viktimë e abuzimeve raciste në internet pasi humbi një penallti në humbjen e Manchester United ndaj Middlesbrough.

19-vjeçari goditi topin mbi traversë ndërsa skuadra e Championship ‘Boro’ befasoi ‘Djajtë e Kuq’ për të fituar 8-7 në penallti dhe kaloi në raundin e pestë të FA Cup të premten mbrëma.

Pas lojës, një zëdhënës i ‘Meta’, kompanisë që zotëron Instagramin, konfirmoi se kishte hequr një sërë komentesh në faqen e Elanga-s.

Siç raporton ‘Sky Sports’, ‘Meta’ ka zbuluar gjithashtu se një hetim është në vazhdim.

Ndërkohë, sulmuesi i Aberdeen, Jay Emmanuel-Thomas, ka fotografuar disa nga abuzimet raciste që ishin postuar në mediat sociale.

Dhe ai shtoi: “Shumë e lehtë për t’u parashikuar…”

Menjëherë pas humbjes së penalltisë, Elanga u rrethua nga bashkëlojtarët e tij në Man Utd teksa e ngushëlluan.

Cristiano Ronaldo, i cili humbi vetë një penallti gjatë 90 minutave, ishte një nga lojtarët që tregoi mbështetjen për adoleshentin./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!