Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Brdaric: Duhet përkushtim të mposhtësh Laçin. Premio? Në darkë takohemi me presidentin

schedule13:26 - 5 Shkurt, 2022

schedule 13:26 - 5 Shkurt, 2022

Vllaznia do të masë forcat me Laçin në ndeshjen e javës së 19-të të Abissnet Superiore, sfidë kjo që do të luhet në Kurbin, ditën e nesërme në orën 13:45.

Një takim që pritet të jetë i luftuar me dy skuadrat që kërkojnë 3 pikët në këtë duel, ku distanca mes tyre në tabelën e klasifikimit është vetëm 4 pikë.

Në konferencën për shtyp, trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric ka folur për përballjen me djemtë e Mirel Josës dhe vështirësia që e pret Vllazninë në këtë takim.

“Është një ndeshje dhe kohë tjetër, gjysmë viti më vonë. Laçi ka ndryshuar si ekip dhe ne do jemi gati për një gjë të tillë. Duhet një përkushtim i madh për t’i shkaktuar humbje Laçit, por kam parë në ekip entuziazëm, cilësi.

Fusha stërvitore – Më pëlqen. Po stërvitemi në fushë të mirë. Ndoshta në fushën ku stërviteshim, shpërqendroheshim për gjërat që duhet të bënim. Duhet të përshtatemi me fushën sintetike, por lojtarët janë gati dhe kjo është e rëndësishme.

Laçi – Është ekipi i njëjtë, me një trajner tjetër që luan futboll ndryshe, Ato që do bëjnë diferencën nesër janë detajet dhe do japim më të mirën për tri pikët.

Adili dhe Hoxha mungesa – Secili lojtar ka minutat e veta për të treguar cilësinë. Nesër do rreshtohen në fushë 11 lojtarë për të bërë më të mirën.

Djurdjevic në sulm ? Lojtarët e dinë se çfarë të bëjnë nesër, edhe Djurdjevic është një lojtar ekipi. Nesër i uroj fat para porte, ai është lojtar që punon për ekipin. Nesër rëndësi ka fitorja.

Renditja – Të përqendrohemi te vetja, Tirana është lart dhe nesër të tregojmë se përse jemi në pjesën e sipërme të kreut. Tifozët ? Jam shumë i kënaqur dhe shpresoj që nga ndeshja në ndeshje të vijnë në rritje, jam i gëzuar që edhe nesër do kemi tifozë.

Premio për fitoren ? Do e takojmë në darkë presidentin dhe do flasim edhe për këtë temë”, ka deklaruar tekniku i shkodranëve. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!