“Ti zihesh rrugëve për lesh koke”, zbulohet sherri i Einxhel me dy nga vajzat më seksi të ekranit

schedule10:40 - 5 Shkurt, 2022

schedule 10:40 - 5 Shkurt, 2022

Mbrëmjen e djeshme, Donaldi akuzoi Einxhel dhe zihet rrugëve të Tiranës me vajza dhe vjen në “Big Brother VIP” për të luftuar të drejtat e femrave. Kjo ka bërë që publiku të bëhet shumë kuriozë, lidhur me sherrin që moderatorja ka pasur.

LEXO EDHE: “Ti zihesh rrugëve të Tiranës për lesh koke”, Donaldi-Einxhelit: Vjen lufton për të drejtat e femrave

Bëhet fjalë pikërisht për një debat që ka agravuar mes saj, Kejvina Kthellës dhe Oriola Marashit në vitin 2019. Tre vajzat e njohura të ekranit dhe Instagramit, janë përfshirë në një konflikt fizik, në zonën e Liqenit të Thatë, ku banon Shkira.

Historia nisi kur Einxhel zbriti poshtë banesës së saj për të takuar Kejvinën, e cila ishte e shoqëruar nga Marashi dhe nga një diskutim “sqarimi”, sherri precipitoi në një konflikt fizik, që u vu re edhe nga patrulla e policisë e cila po bënte një kontroll rutinë në atë zonë.

E kontaktuar nga Anabel.al, Einxhel konfirmoi ngjarjen në atë kohë dhe theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës. Oriola thjesht kishte ardhur si “mbështetje” për shoqen e saj.

“Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim, Kejvinën me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën,” tha Shkira./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!