Bylisi është shkëputur me tetë pikë nga ndjekësi më i afërt Erzeni dhe rikthimi në Abissnet Superiore po kthehet në një formalitet për ballshiotët, që sot kanë për detyrë të marrin tre pikë të tjera kundër Turbinës së vendit të parafundit.
Ky duel, sikurse edhe gjashtë sfidat e tjera, nis në orën 13:30. Erzenit i lind për detyrë të reagojë këtë javë, duke mposhtur skuadrën e Shkumbinit.
Shijakasit duhet të shohin edhe pas, pasi Korabi që ndeshet nesër me Besën ka vetëm 4 pikë më pak. Lushnja-Tomori dhe Pogradeci-Besëlidhja janë dy nga ndeshjet më interesante të kësaj jave.
Burreli e Apolonia janë të detyruara të fitojnë në shtëpi ndaj rivalëve si Butrinti e Maliqi. Në program për sot është edhe Vora-Tërbuni. / abcnews.al


