Bregu i madh i peshqve të ngordhur është vërejtur në brigjet franceze të Atlantikut

schedule01:31 - 5 Shkurt, 2022

schedule 01:31 - 5 Shkurt, 2022

Ministrja e Peshkimit e Francës ka bërë thirrje për një hetim pas derdhjes së më shumë se 100,000 peshqve të ngordhur në brigjet e Atlantikut. Pamjet video të filmuara nga aktivistë mjedisorë tregojnë një numër të madh peshqish të ngordhur në sipërfaqen e detit. Një deklaratë e industrisë tha se Margiris, barka e dytë më e madhe e peshkimit në botë, kishte raportuar një “incident peshkimi” pasi rrjeta e saj u ça.

Në deklaratë thuhej se peshqit ishin të bardhë dhe që i përkisnin një specie të familjes së merlucit. Sasia e peshkut të humbur do të zbritet nga kuota e anijes, shtohet në deklaratë. Grupi mjedisor i “Barinjve të Detit të Francës” filmoi peshqit të enjten, duke thënë se ata mbulonin një sipërfaqe prej rreth 3,000 m2.

Drejtuesja e grupit mjedisor, Lamya Essemlali i tha “Reuters” se donte të “rriste ndërgjegjësimin e publikut francez” për peshkarexhën, e cili tha se ishte ndaluar nga ujërat australiane dhe që frekuentonte Gjirin e Biscay. Ministrja e Peshkimit, Annick Girardin, postoi në Twitter se po hetonte dhe se imazhet ishin tronditëse raporton “BBC”.

Komisioneri i BE-së për Mjedisin, Oqeanet dhe Peshkimin, Virginijus Sinkevicius, tha gjithashtu se ai po kërkonte “informacion dhe prova shteruese rreth çështjes”. Shoqata “Pelagic Frizer-Trawler” lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se një rrjetë në Margiris ishte çarë në orën 05:50 me orën lokale të enjten në mëngjes, duke shtuar se kjo ishte një “dukuri shumë e rrallë”. “Në përputhje me ligjin e BE-së, kjo është regjistruar në librin e ditarit të anijes dhe është raportuar tek autoritetet e shtetit flamur të anijes që është Lituania,” tha ai. / abcnews.al