Sherri me Donaldin, Einxhel i kërkon Beniadës të mbajë anën e saj, modelja ka një përgjigje

schedule22:58 - 4 Shkurt, 2022

schedule 22:58 - 4 Shkurt, 2022

Debati i fortë mes Einxhelit dhe Donaldit ka bërë Beniadën të ndihet keq, pasi është e afërt me të dy banorët.

LEXO EDHE: “Ti zihesh rrugëve të Tiranës për lesh koke”, Donaldi-Einxhelit: Vjen lufton për të drejtat e femrave

Ndërkohë, Einxhel është mërzitur, pasi shoqja e saj nuk ka mbajtur një qendrim. Mbrëmjen e sotme, modelja tha se është sqaruar me Einxhelin, teksa theksoi se nuk po bën strategji.

LEXO EDHE: Einxhel-Donaldit: Kur unë i kam bërë intervistë Mozzikut, ti ishe duke bërë patinazh te ‘Lungo Mare’

Nuk i kam ulur dhe ofenduar asnjëherë. I kam ndihmuar dhe mbështetur. Nuk kam pasur strategji. Kur Einxhel ka pasur gabim, i kam thënë këtu nuk e ke mirë.

Kur kam parë diçka që nuk ka qenë e drejtë për mua, e kam thënë gjithmonë.

Në këtë pikë, është e vështirë. kur dy shokë zihen për një situatë që ka ndodhur jashtë shtëpisë, unë e kam të vështirë të them kush është mirë e kush keq. Por Donaldit i kam thënë për fjalët e papërshtatshme që tha ndaj Einxhel.

Unë kam qenë gjithmonë afër Einxhelit, e kam treguar me vepra, por kur zihet Einxheli me Donaldin, unë nuk kam pse të ndërhyrë”, u shpreh Beniada./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!