Kosova ka miratuar të premten masat e reja kundër Covid-19. Duke filluar nga 5 shkurti do të ndryshojnë edhe rregullat që vendi fqinj ka vendosur për t’u zbatuar në kufij. Ajo që bie në sy është se tashmë për t’u futur në Kosovë nuk do të kërkohen më tre doza të vaksinës anti-Covid, apo dy doza dhe një test negativ PCR të orëve të fundit.
Me rregullat e reja, për t’u futur në Kosovë duhet të jeni të vaksinuar me dy doza ose me një dozë të vaksinës Johnson & Johnson dhe të mos keni më shumë se 12 muaj që e keni marrë dozën e fundit. Po ashtu, kufiri mund të kalohet me dëshmi që e keni kaluar Covid-19 në 90 ditët e fundit, ose nëse keni një dozë vaksine dhe një test PCR negativ jo më i vjetër se 48 orë.
Lexo edhe: Tri doza vaksine për t’u futur në Kosovë, qytetarët bllokojnë rrugën në Morinë
Në vendin fqinj mund të futeni edhe nëse jeni i vaksinuar me të treja dozat.