Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dënuar nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tahiri u dënua me 5 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit. Tashmë ish-ministri do të vendoset në qeli për 3 vite e 4 muaj.
Avokati i tij Maks Haxhia ka dhënë një prononcim për mediat pas dënimit të ish-ministrit dhe ndërsa tha se ky vendim është skandaloz dhe për të njollosur Tahirin, tregoi dhe shansin që kishte ministri për t’u shpëtuar prangave.
“Sot Saimir Tahiri i kishte mundësitë që edhe të mos vinte, pati edhe njerëz që i thonin ik, mos u paraqit por insistoi që do të jetë në dispozicion të drejtësisë. Sot do të shkojë në drejtorinë e Policisë dhe nga aty pastaj do të sistemohet. Ky vendim ishte për të njollosur Saimir Tahirin”, tha Haxhia. /abcnews.al



