Avokati i Saimir Tahirit, Maksim Haxhiaj ka folur për herë të parë pasi ish ministri përfundoi në burg i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.
Teksa e cilësoi këtë vendim skandaloz, Haxhiaj tha se ishte për të kënaqur disa persona megjithëse nuk përmendi emra.
“Ishte një vendim skandaloz. Në këtë vend dy gjëra dihen që janë të sigurta. Lindja dhe vdekja, të tjerat nuk dihen. Nëse vendimi i Saimir Tahirit do të kënaqë dhe përmbushë atë shqetësim që kishte opinioni shqiptar, le të quhet i përmbushur”, tha Haxhiaj.
“Edhe pse për shkak të procedurës që la në fuqi vendimi për pafajësinë për kryerjen e veprës penale në pjesëmarrje në grup të strukturuar dënimi me 3 vite ishte e papritur jo ne aspektin që na çuditi po ishte non sens juridikisht që të hiqej pezullimi. Se di si do ta justifikojë gjykata. Ky vendim ishte për të kënaqur. Realizuan njollosjen e Tahirit. Sot Tahiri i kishte të gjitha mundësitë që edhe të mos vinte pati dhe njerëz që i thanë të mos vinte por ai tha do jem në dispozicion të drejtësisë. Do shkojë në drejtorinë e policisë. Rekursin presim vendimin e arsyetuar, jam i sigurt që vendimi do të vonohet”.
Pas dënimit me burg nga Apeli i GJKKO, Saimir Tahirit iu vunë prangat dhe u dërguar në Drejtorinë e Policisë, më pas pritet që Tahiri të transferohet në burgun 313 në Tiranë.
/abcnews.al