U dënua me burg, Tahirit i lejohet të telefonojë vetëm një person, kë zgjodhi ish-ministri?

schedule17:39 - 4 Shkurt, 2022

schedule 17:39 - 4 Shkurt, 2022

Apeli i GJKKO vendosi që ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri të dënohet me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 3.4 vite burg.

LEXO EDHE:  I vihen prangat Saimir Tahiri, sa vite do vuaj në burg ish-ministri i Brendshëm

Bëhet e ditur që pas shpalljet të vendimit, Tahirit i është lejuar të kryejë vetëm një telefonatë. Ish-ministri ka zgjedhur një familjarë të tij për të komunikuar në celular. Pas telefonatës, Tahiri ka vazhduar të qendrojë pranë avokatit, Maks Haxhia.

Rikujtojmë që prokuroria e akuzoi Tahirin se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn. Tahiri mund të bëjë nga nesër rekurs në Gjykatën e Lartë, por sot i duhet të shoqërohet në paraburgim./abcnews.al