Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë mesazh për garuesit e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore në Kinë

schedule14:55 - 4 Shkurt, 2022

schedule 14:55 - 4 Shkurt, 2022

Ambasadori i Shteteve të Bashkuar në Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka uruar fat dhe sukses ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Kinë.

Kosova parakaloi sot në ceremoninë hapëse të lojërave Pekini 2022, me skitarin Albin Tahiri si bartës të flamurit shtetëror, raporton Gazeta Express.

Lojërat Olimpike Dimërore do të mbahet nga 4 deri më 20 shkurt në Pekin dhe Kosova po merr pjesë për herë të dytë në historinë e vet në lojëra dimërore.

Në një shkrim në Twitter gjatë ceremonisë hapëse të lojërave, Hovenier shkroi: “I uroj ekipit të Kosovës – dyshes dinamike Kiana Kryeziu, gruas së parë që e përfaqëson Kosovën në Lojtarët Olimpike Dimërore dhe Albin Tahirit, garuesit të parë të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore – shumë fat dhe sukses në garë për medalje të artë.”

Tahiri e barti i vetëm flamurin e Kosovës në ceremoninë hapesë sot pasdite, pasi garuesja tjetër Kiana Kryeziu nuk u lejua të merrte pjesë për shkak të kontaktit me trajnerin Agim Popovci që ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Kryeziu e siguri pjesëmarrjen në Pekini 2022 pas garës kualifikuese në Itali në fillim të janarit, duke u bërë gruaja e parë që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Dimërore.

Ajo do të garojë në sllallom të madh në garën me ski në Pekin.

Tahiri, i cili bë sportisti i parë që e përfaqësoi Kosovën në Lojëra Olimpike Dimërore duke marrë pjesë në PyeongChang 2018 në Korenë e Jugut, në Pekin 2022 do të garojë në katër disiplina të garës me ski.

32-vjeçari do të garojë nën flamurin e Kosovës në katër disiplina të garës me ski: lëshim, kombinim alpin, sllallom të madh dhe sllallom./Gazeta Express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!