KQZ lë jashtë listës Berishën, Bardhi: PD s’ka lidhje me “Shtëpinë e Ilirit”

schedule13:46 - 4 Shkurt, 2022

schedule 13:46 - 4 Shkurt, 2022

Pas vendimit të KQZ për të mos regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore  Berishën, ka reaguar numri dy i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi.

Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale bën  me dije se KQZ zyrtarizoi koaliksionin e LSI-së dhe të PDK, por demokratët nuk i lidh gjë me këtë koalicion.

LEXO EDHE: KQZ vendos për koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, LSI në zgjedhje me Nard Ndokën, Berisha mbetet jashtë

Ndër të tjera ai thekson se përtej çdo mashtrimi, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje.

“Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit””, shkruan Bardhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!