Rritja e rasteve të reja me Covid, për shkak të variantit Omicron bëri që autoritetet spanjolle të vendosnin të detyrueshme maskën në ambientet e jashtme.
Spanja së fundmi ka vendosur që ti japë fund përdorimit të maskës me detyrim. Mediat bëjnë me dije se pritet që të martën qeveria e Pedro Sanchez të miratojë në kabinet “dekretin që heq detyrimin për të përdorur maskën jashtë”,.
Ndërkohë kujtojmë se Spanja kishte rikthyer detyrimin për të përdorur maskën jashtë më 22 dhjetor, përballë valës së gjashtë të rasteve me Covid-19 të shkaktuar kryesisht nga varianti ngjitës Omicron.
Fatmirësisht në raportet e fundit thuhet se përmirësimi i gjendjes pandemike në vend ka bërë të mundur heqjen e mbajtjes me detyrim të maskës në ambientet e jashtme. /abcnews.al