100-vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Kim: Mirëpresim arritjet që do të vijnë

schedule15:30 - 3 Shkurt, 2022

schedule 15:30 - 3 Shkurt, 2022

Ambasadorja amerikane në Tiranë ka ndarë një mesazh në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Diplomatja thekson se përgjatë këtij viti do të përkujtohet ky përvjetor i rëndësishëm. Kim ka zbuluar gjithashtu edhe logon që do të përdoret: “Bashkë, krah për krah”.

“Përgjatë vitit 2022 ambasada e SHBA do të përkujtojë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona të mrekullueshme. Kemi kënaqësinë të ndajmë sot me ju logon që SHBA dhe Shqipëria do të përdorin për këtë gur kilometrik të rëndësishëm”, thekson Kim.

Lidhur me këtë, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është shprehur se Shqipëria është mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan për mbështetjen bujare.

“Viti 2022 shënon 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA. ????

Në këtë përvjetor, Shqipëria është mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan për mbështetjen bujare dhe vendimtare për vendin tonë. Njëherësh jemi krenarë për angazhimin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në këtë partneritet strategjik.

Lidhjet që na bashkojnë janë të forta dhe presim me optimizëm thellimin e miqësisë dhe partneritetit mes nesh”, shkruan ministrja. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!