Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Dacic, në takimin që ka pasur sot me emisarët Escobar e lajcak u ka kërkuar këtyre të fundit që të shfrytëzojnë autoritetin e tyre për të kërkuar nga institucionet e Kosovës lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë edhe në Kosovë.
Dacic në takim ka thënë se Serbia është e gatshme të gjejë një zgjidhje kompromisi me Kosovën dhe se dialogu është e vetmja mënyrë për ta bërë atë, shkruan N1.
Ndërkaq, Emisari i BE-së, Miroslav Lajcka ka deklaruar se qëndrimi i BE-së është që zgjedhjet duhet të organizohen edhe në Kosovë dhe se të njëjtë e ka diskutuar edhe me liderët kosovarë gjatë vizitës në Prishtinë.
Sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Lajcak dhe Escobar thanë se u kanë dërguar mesazh të qartë liderëve shtetërorë të Kosovës se ai duhet të formohet dhe se çdo gjë që është marrë vesh në dialog duhet të zbatohet./Express