Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vendimi për shkarkimin u shty, Meta: Brenda 48 orëve u dorëzoj përgjigjet, do t’ua lexoj edhe qytetarëve

schedule14:19 - 3 Shkurt, 2022

schedule 14:19 - 3 Shkurt, 2022

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese shtyu në 7 shkurt dhënien e vendimit për shkarkimin ose jo të tij. Në një postim në rrjetet socisale kreu i shtetit ka falenderuar këshilltarët e tij.

Meta thekson se është njohur me 72 pyetjet e anetarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe brenda 48 orëve jo vetëm që do t’ua dorëzojë, por do ua lexojë edhe qytetarëve.

“Falenderoj Këshilltarët e mi për punën e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues.

Pasi u njoha me 72 pyetjet e anetarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet, por personalisht si President i Republikës do ua lexoj të gjithë qytetarëve të Republikës përgjigjen për çdo pyetje, nga Institucioni i Kryetarit të Shtetit”, shkruan Meta. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!