Berisha nge zërin: Të shkrihet ky Kuvend nëse nuk mbron interesat e qytetarëve

schedule11:46 - 3 Shkurt, 2022

schedule 11:46 - 3 Shkurt, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, por edhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për çështjen e shembjes së banesave të “5 Majit”.

“Nuk ngopen së vjedhuri. Ky është një aferë nga oligarkët e kreut të Meduzës dhe Lul bravës, pengut të tij”, tha Berisha ndër të tjera.

Lexo edhe: “Ia dorëzoi partinë Metës”, Berisha i përgjigjet Lulzim Bashës: Rri në bunker

Ndërkohë, që nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i kërkoi të përfundojë fjalën sepse nuk lidhet me procedurën, Berisha me tone të larta tha se Kuvendi duhet të shkrihet nëse nuk mbron interesat e qytetarëve.

“Ky parlament duhet të shkrihet. Nuk meriton të ekzistojë nëse nuk mbron interesat e qytetarëve”, tha ai.

“Kjo nuk është çështje për procedura dhe nuk mund të vijoni. Zoti Noka ia dhashë fjalën. Mbaruan 3 minuta”, tha Felaj. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!