Rusia ka shënuar sërish rekord të infektuarish në 24 orë. Vendi ka regjistruar 155,768 raste në 24 orë, duke thyer rekordin e ditës së djeshme prej 141,883 rastesh dhe duke shënuar një rritje prej 305% nga 38,508 rastet e raportuara dy javë më parë.
Por pavarësisht rritjes së rasteve, vendi përjashtoi mundësinë e një bllokimi kombëtar. Vendi regjistroi gjithashtu 667 viktima në 24 orë.
Rusia është vendi me numrin e dytë më të lartë të viktimave në botë me 700 mijë të vdekur pas SHBA- së .
/abcnews.al