“Call center” në burg, si futej droga dhe alkooli: Jepi shefit një 100-çe dhe një uiski nga dibrani

schedule11:20 - 3 Shkurt, 2022

schedule 11:20 - 3 Shkurt, 2022

“ABC” zbadh dosjen e plotë të përgjigmeve që ka bërë prokuroria, prova të cilat çuan pas hekruave 26 zyrtarë në burgjet e Elbasnit, Peqinit dhe Drenovës, një pronar biznesi pranë paraburgimit në Elbasan dhe shtoi telashet për disa të dënuar.

Lexo edhe: Miliona lekë, armë, drogë dhe bixhoz, emrat e të gjithë të arrestuarve: Të dënuar VIP dhe zyrtarë

Nga përgjimet rezulton se të dënuarit në paraburgimin e Elbasanit, që ndodhet në Bradashesh e kishin kthyer qelinë në “call center” përmes pronarit të lokalit ngjiur me institucionin.

Lexo edhe: “Shko çoi lekët”, përgjimi që zbuloi pazaret dhe si u kthye burgu i Elbasanit në “han pa porta”

Të dënuarit e përdornin pronarin e lokalit Gentjan Gjata për mesazhe dhe për korruptuar duke i dhënë dhuratat shefit të paraburgimit Hysni Ndreu dhe gardianëve.

Lexo edhe: “Dua një dhomë të mirë”, dosja e plotë: Lidhja e trafikantëve me biznesmenin dhe shefin e burgut

Pjesë nga pëgjimet

Në telefonaten e datës 25.11.2021 ora 10:29 rezulton se shtetasi Gentjan Gjata merret në telefonin e tij nga nr 054500450 i cili përdoret nga i paraburgosuri Klevis Deliaj ku ky i fundit i thote Gentjanit që ti japë 100 atij të madhit.

Klevis Deliaj: O Gento Miremengjesi Klevisi jam-o.

Gentjan Gjata: Miremengjesi. O Klevis. He mo care Ban?

Klevis Deliaj: Mire ke qene ti?

Gentjan Gjata: Mire mo shtyhem hajde.

Klevis Deliaj: Ke aty ti japesh 100 atij o burre.

Gentjan Gjata: Te madhit ?

Klevis Deliaj: Eee.

Genti: Po kam e kam, po te ndihmoj, po ngushte jam nje cike, po hajt po e bej.

Klevis Deliaj: Shume faleminderit.

Genti: Mire.

Klevis Deliaj: Je i nderuar.

Genti: Hajt hajt.

Klevis Deliaj: Faleminderit.

Datë 14.01.2022

Genti: Po.Alo.

Klevis Deliaj: O Gento.

Genti: Po.

Klevis Deliaj: He vella care po ben?

Genti: Mire ckemi?

Klevis Deliaj: Ore po ai nuk ka sjelle gje e ?

Genti: Jo.

Klevis Deliaj: Heeej.

Genti: He.

Klevis Deliaj: Ja ploteson dot atij ti ate per ate qe te ka sjelle Klajdi, do ta sjell, do te sjell nje shok une neser pasnjeser.

Genti: Sa so ti plotesoj?

Klevis Deliaj: Po do dy ai .

Genti: Po pra ai aq do dy.

Klevis Deliaj: Eee jepja thuaji ik coja thoi se po te presin.E thuaji mi dha Klevisi thuaji.

Genti: Po mire ne rregull.

Klevis Deliaj: Mire?

Genti: Tja japi Klajdit apo Klevisit? Kujt do tja japi.

Klevis Deliaj: Ore thuaji Klevisi o.

Genti: Per ty?

Klevis Deliaj: Eeee.

Genti: E mire.

Klevis Deliaj: Se thote ska dale fare ai
Genti: Kush ai ?

Klevis Deliaj: Jo jo po me thote mua ske dale fare them.

Genti: Hee. Hehehe.

Klevis Deliaj: Thuaji mi dha Klevisi. edhe ashtu do te te dergoj nje shok une neser ose pasenser maksimumi

Në një tjetër përgjim në 25.11.2021 ora 08:43 një person merr në telefon Gentjan Gjatën dhe i thotë se duhet t’i japësh Hysni Ndreut një shishe uiski dhe t’i thuash që këtë e ke nga Gentja Sula Dibrani, kati i tretë.

25.11.2021

686030841 Genti: Miremengjes.

06743326922: Alo Miremengjesi. Si mu gdhive?

686030841 Genti: Mire mire.

Ckemi ? 06743326922: A je ne pune?

686030841 Genti: Jo jo

06743326922: Apo je te lokali?

686030841 Genti: Jo jo nuk jam ne lokal. He? Me thuj?

06743326922: Nuk je. Desha qe te te jap nje porosi tja japesh nje polici atje.

686030841 Genti: ehe.

06743326922: Nje Hysni Ndreut

686030841 Genti: Po.

06743326922: Ti japesh nje shishe Uiski

686030841 Genti: ehe.

06743326922: E ta shkrush nga nga Dibrani Gentjan Sula.

686030841 Genti: Po.

06743326922: Kati i trete. Mire.

686030841 Genti: Mire.

06743326922: Do ma besh kete porosine? E man men?

686030841 Genti: Posi jo e nje shishe.

06743326922: Nje shishe uiski edhe emrin Gentjan Sula, Dibran.

686030841 Genti: Po, emrin e mbaj mend une po, po

06743326922: He. Ne rregull. Rrofsh faleminderit.

686030841 Genti: Mire hajt kur te kthehem se jam nje cike deri ne spital se kam nje cike mbesen pa qef edhe.

06743326922: Mire, Pse care ka?

686030841 Genti: Kam mbesen keshtu pa pa qef.

06743326922: Mire. Hajt pra te kalume dhe mbeses.

686030841 Genti: Hajt Faleminderit

06743326922: Hajt mirupafshim.

Pasi mori porosinë, pronari i biznesinit pranë burgut Gentjan Gjata komunikon me bashkëshorten e tij Luljeta Gjata së cilës i thotë se thuaj atij se “kur të vi Genti ke një shishe uiski  prandaj mori Fatmira Sula”. Me pas Famira Sula e merr përsëri Gentjan Gjatën ku e pyet nëse e mbaroi porosinë dhe ky i fundit i thotë se ia dhashë.

Gentjan Gjata nëpërmjet numrit te tij komunikon me Gentjan Minon (i paraburgosur) i cili dhe i kërkon që nëpërmjet Hysni Ndreut dhe Gasmir Metës të fuse bidona me pije alkolike dhe disa kuti në të cilat dyshohet se janë me lëndë narkotike, thotë prokuroria.

Nga përgjimet rezulton se Gentjan Mino bën porosinë te Gentjan Gjata, “ia jep sendet Hysni Ndreut i cili i fut brenda në IEVP Elbasan dhe ia jep ato Gentjanit. Po kështu nga përgjimet rezulton se pagesat në para ja jep Gentjan Gjata, Hysni Ndreut nga ku rezulton se per pijet alkolike pagesa është 50 euro.

686030841 Genti: O Gento!

54500459: Mirmengjes!

686030841 Genti: Mirmngjes, ga ben ti?

54500459: Si u gdhive ti, ga behet?

686030841 Genti: Mire.

54500459: Nga qenke?

686030841 Genti: Deri ne Elbasan.

54500459: Ehhe!

686030841 Genti: He!

54500459: eeeeh! Solli nje dje ai, nje bidon uje ai.

686030841 Genti: Po e di, s’isha aty une, e kishte marre vet.

54500459: Me nje fjale i bi 300 euro aty tek tyja.

686030841 Genti: 300 jane ato.

54500459: Po e pra 300 jane.

686030841 Genti: Po.

54500459: Eeh!

686030841 Genti: Po me gjithe…, po kte sja kam dhen une. aa…

54500459: A ishin 200 euro dhe 60 mije leke?

686030841 Genti: Po jo u ban, me gjithe kartat u bane, po e pra, jore ga thu

ti? Ishin-e 240, me gjithe kartat vajten fiks 300 ato or burr.

54500459: Me gjithe kartat, une mora dy karta, 260 me the ti mu.

686030841 Genti: 200 euro dhe 60 mije leke ore.

54500459: Eeh!
686030841 Genti: Po!

54500459: Po pra, kte po them une, tani dhe 60 mije leke te tjera i bi 300 euro.

686030841 Genti: Po i bi 300 euro fiks.

54500459: E pra, kte po them edhe une.

686030841 Genti: Po n’rregull, po s’ja kam dhene keto.

54500459: E po mire pra, tani…

686030841 Genti: ehhe!

54500459: Me merre dy bidona uje atje tek ai, ke…, pa quhet ke?…

686030841 Genti: Ke Dyli, ke Dyli.

54500459: Eee! edhe do kaloj Gazi nga dreka, kshu.

686030841 Genti: E mire.

54500459: Na ora 11-12, nuk e di.

686030841 Genti: Po mire ti jap dy une atij?

54500459: Eeeh, dy bidona uje.

686030841 Genti: ehh! mire ne rregull.

54500459: Mire?

686030841 Genti: Dmth ti besh 400 thu ti?

54500459: Po. E do te sjell Gazin une, se s’ka se der der te marten jane pushim pastaj gjanat.

686030841 Genti: Po e di pra e di.

54500459: Eh, mire?

686030841 Genti: Mire mire.

54500459: Qa ke mo, mo qesh.

686030841 Genti: Po jane shum o pranaj te thash or burr.

54500459: Po jo o do ti sjelli vellai sot.

686030841 Genti: Mire, ne rregull ne rregull.

54500459: Mire? Se edhe une mire te mijat po kam dhe te shokut t’dhomes, e kupton?

686030841 Genti: Po e pra, dakord dakord, dakord.

54500459: Mire te keqen?

686030841 Genti: Po okej ne rregull.

54500459: Hajd degjohena ma vone, aa! ooo! Gent! se harrova?

686030841 Genti: He!

54500459: Se per pa t’mora, e shef ti?! Dooo…, se sot do vij ai Genti ketu, per ato dy shoket e mi.

686030841 Genti: Po.

54500459: E mban men? qe vajte ti ne Elbasan me vellain e k’tyre?

686030841 Genti: Po e di o qe dje, po he, e di.

54500459: Eeh qe dje. Tani Genti paska than qe do vika sot.

686030841 Genti: E mire, n’rregull.

54500459: Eh po une fola.., kur vajta dje ne gjyq une fola n’pik me Nandin, e kupton?

686030841 Genti: E pra e.

54500459: Edhe e paska kshu si kshu, si me frike, thuj, ej mos ki merak thuj or se jane guna te mire thuj ore.

686030841 Genti: Po i thash or burr i thash.

54500459: Eeeh jane miqte e Gentit thuj, del Genti garant per ato, mos e vrit mendjen.

686030841 Genti: Mire, mire, hajd.

54500459: Qe tja mbaroj sot.

686030841 Genti: Mire pra okej okej.

54500459: Per mire, mire?

686030841 Genti: Alo!

54500459: He mo vlla.

686030841 Genti: He.

54500459: Qa ben ti?

686030841 Genti: Mire.

54500459: Ku je tek puna?

686030841 Genti: Sa ika nga puna, sa u largova.

54500459: Ehhe!

686030841 Genti: He.

54500459: E se thash mos ishte aty? se mmm…

686030841 Genti: Jo jo s’erdh aty.

54500459: Mozi qepar m’tha…

686030841 Genti: He!

54500459: S’po e morim, m’tha do vij,

686030841 Genti: Eh,

54500459: po sa shu, s’ka ardhe pranaj edhe…

686030841 Genti: Jo nuk eshte aty jo.

54500459: Ehhe!

686030841 Genti: E mire!

54500459: Pertezi apo?…

686030841 Genti: Jo s’e besoj.

54500459: Mire, mire.

686030841 Genti: Po po per ashtu, m’thuj mu qe ta rregulloj pastaj po erdhi tek ty, mire?

54500459: Okej.

686030841 Genti: Hajd.

54500459: Po s’e rregullove ti?

686030841 Genti: Jo or s’ja kam dhen une, i thash mbaro pune dhe ec.
54500459: Ehhe, e o mire, mire, okej, hajd.

Datë 01.12.2021

686030841 Genti: He me!

54500459: Heme ?a ben?

686030841 Genti: Hi?, po pi nje gote raki me …

54500459: Tek lokali je ti?

686030841 Genti: Jo jo sjam n’lokal une, t’thash une ty, hika se po prisnin kta, he?

54500459: Eeh s’erdhi ai?

686030841 Genti: Nuk erdhi?

54500459: Jo-o.

686030841 Genti: Eeeh!

54500459: Po tani neser poo mori tjere ay!?…

686030841 Genti: Jott..

54500459: Do mi sjelli mu pastaj, vari lesht.

686030841 Genti: Po t’mbaroj pune me ato ai, tjera jharroje, par…

54500459: Jo po them po qe se do t’thot…,

686030841 Genti: Se ka ardhe aty ai, ka jjerkuar nje kafe te vogel kshu edhe… Ai s’me tha gje fare mu po i ka then nuses i kam then Gerit dhe thash une jepja, ishte kshu, s’kishe lidhje me ju jo, mo e vrit menien.

54500459: A kupton mos ja ka dhene ndonje tjetri?

686030841 Genti: Se besoj jo, s’do ket hy fare ai.

54500459: Jo mo, per t’hyre ka hyre ai.

686030841 Genti: E po s’ ka pru gje ai, ka pas frike ai po lene.

54500459: Nuk e di, nejse.

686030841 Genti: Hajd flasim neser.

54500459: Mire vlla hajd.

686030841 Genti: Merr njeher neser mbas ores nente e gjys-dhjet, kshu. 54500459: Mire, mire, do te marr une.

686030841 Genti: Hajd.

54500459: Gjithesesi po mori tjeter jepi nga ato te Dylit.

686030841 Genti: Po vetem nji ka ngel nga ato pra?

54500459: E po tani ku di gje une.

686030841 Genti: Pat ngel pat ngel nji-dy, bena dhe nji une nga ato dhe ngeli nje e gjys, mbusha dy sot dhe nji ke po nga ajo.

54500459: E po mire, shife vet,

686030841 Genti: Mire, hajd.

54500459: po llafose vet, pyte vet.

686030841 Genti: Po.

54500459: Mire vella?

686030841 Genti: Hajd.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!