Më shumë se 1.2 milionë njerëz vdiqën në 2019 nga infeksionet bakteriale

schedule10:25 - 3 Shkurt, 2022

schedule 10:25 - 3 Shkurt, 2022

Rezistenca antimikrobike (AMR) është shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, duke tejkaluar numrin vjetor të vdekjeve nga SIDA ose malaria.

Një botim i kohëve të fundit në revistën prestigjioze shkencore Lancet raporton se më shumë se 1.2 milionë njerëz në mbarë botën kanë vdekur nga infeksionet bakteriale për shkak të rezistencës ndaj antibiotikëve.

Vlerësimi i vdekjeve globale antimikrobike bazohet në një analizë të 204 vendeve nga një ekip studiuesish ndërkombëtarë të udhëhequr nga Universiteti i Uashingtonit. Shifrat e paraqitura në këtë studim janë mbresëlënëse: Në vitin 2019, vdekjet e 4.95 milionë njerëzve u shoqëruan me infeksione bakteriale rezistente ndaj ilaçeve, ndërsa 1.27 milionë vdekje u shkaktuan drejtpërdrejt nga rezistenca antimikrobike.

Vendet më të varfra janë më të prekura nga nivelet e larta të infeksionit dhe aksesi i reduktuar në antibiotikë, por rezistenca antimikrobike kërcënon shëndetin e të gjithëve ne. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!