Një Gjykatë në Milano ka dënuar me 9 vite burg ish-sulmuesin e Milanit, Robinjo pasi ky i fundit në 2013 ka përdhunuar në grup një vajze shqiptare. Gjithashtu braziliani duhet t’i paguajë shqiptares 60 mijë euro dëmshpërblim.
Ish-sulmuesi i skuadrës italiane të futbollit Milan, Robinjo është dënuar nga një Gjykatë e Milanos me 9 vite burg për dhunë seksuale në grup në dëm të një vajze shqiptare që në atë kohë ishte vetëm 22 vjeç dhe në gjendje të dehur. Gjithashtu ai bashkë me një person tjetër duhet t’i paguajnë shqiptares një shumë prej 60 mijë eurosh dëmshpërblim. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane që shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një diskotekë në Milano në 2013-n.
Sipas hetimeve, barziliani, i cili në atë epokë luante për kuqezinjtë dhe që sot aktivizohet për Atletiko Mineiro, ushtroi dhunë bashkë me 5 persona të tjerë ndaj shqiptares, idenditeti i së cilës nuk bëhet i ditur.
Lidhur me ngjarjen, prokurori Stefano Ammendola kërkoi arrestimin e Robinjos, një vit e gjysëm pasi kishte nisur hetimet. Shqiptarja, 22 vjeç në atë kohë, e njohu brazilianin në një restorant në Milano. Pasi shoqëroi partneren në shtëpi, Robinjo u kthye me miqtë e tij për një takim në një restorant po në Milano ndërsa situata degjeneroi deri në dhunë seksuale në grup.
Ndërkohë, po për të njëjtën akuzë Robinjë u arrestua në vitin 2009 në Angli kur luante për skuadrën e Mançester Siti. Por në atë kohë doli nga burgu pasi pagoi lirimin me kusht./abcnews.al