Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kushtetuesja vendos sot për “fatin” e tij, Meta e nis ditën me një mesazh: Pa 1 gjithçka bëhet zero

schedule08:08 - 3 Shkurt, 2022

schedule 08:08 - 3 Shkurt, 2022

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sot sërish për të vendosur për presidentin Ilir Meta. Sipas njoftimit seanca do të mbahet në orën 10:00 të paradites për të shqyrtuar kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e kreut të Shtetit me argumentin se ka shkelur kushtetutën në zgjedhjet e kaluara të 25 prillit.

Vetë kreu i Shtetit e ka nisur ditën me një mesazh në rrjetet sociale. “Mirëmëngjes të dashur miq!  Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zero, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute”, shkruan Meta.

Në seancën e shkuar presidenca kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve që sipas tyre nuk plotësojnë kushtet ligjore për të qenë pjesë e procesit. Presidenca pretendoi se Gjykata se ka shqyrtuar çështjen prej tre muaj duke e transferuar konfliktin nga magjistratura e vjetër tek e reja.

Kjo mënyrë e funksionimit të Kushtetueses dhe e gjithë trupa e ka pezulluar apriori afatin pa njoftuar edhe palët në proces dhe ky është një fakt ku kjo trupë s’ka legjitimitet për ta shqyrtuar çështjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!