Masakër në Argjentinë, 12 të vdekur nga kokaina e falsifikuar dhe më shumë se 50 në spitale

schedule00:02 - 3 Shkurt, 2022

schedule 00:02 - 3 Shkurt, 2022

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Buenos Aires me dhjetra përdorues droge të cilët janë helmuar.

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë janë shtruar në spital pasi kanë përdorur kokainë që përmban një substancë helmuese, thanë sot autoritetet e Buenos Aires.

Forcat e sigurisë në kryeqytetin argjentinas arrestuan të dyshuar për trafik droge, pas vdekjeve të para të regjistruara të narkomanëve.

Sipas disa mediave, kokaina ishte falsifikuar me një substancë toksike , me shumë gjasa nga një bandë që po përpiqej të reduktonte kostot dhe të maksimizonte fitimet në një “betejë” me grupet rivale kriminale për “primatin” në trafikun e drogës në kryeqytetin e saj Argjentinë . /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!