Tirana ka arritur të firmosë me portierin e kombëtares U-17. Tomas Kiri është gardiani i ri i bardhebluve, i cili do të mbaje për 3 sezonet e ardhshme veshur fanellën e kryeqytetasve.
Zyrtarizimin e kontratës e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se 17-vjeçari është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Tomas Kiri. KF Tirana ka arritur marrëveshjen me portieri 17-vjeçar dhe tashmë ai do të jetë pjesë e bardhebluve për tre sezonet e ardhshme. Shtatlarti i është bashkuar skuadrës në stërvitje dhe është vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Shehi dhe stafit teknik”, shkruan Tirana.
Kujtojmë se Kiri në të kaluarën ka qenë pjesë e moshave të Vllaznisë, ndërsa së fundi ka mbajtur veshur fanellën e Shkëndijës së Tiranës.
/f.a/abcnews.al