6 Marsi, Dega e PD-së në Vorë propozon Ymer Markun si kandidat për kryebashkiak

schedule21:14 - 2 Shkurt, 2022

schedule 21:14 - 2 Shkurt, 2022

Pas Durrësit, Shkodrës, Rrogozhinës e Lushnjës edhe Dega e Partisë Demokratike në Vorë ka gati emrin që i është propozuar Kryesisë qendrore për kandidat për kryetar të Bashkisë. Mbrëmjen e sotme, Dega e PD Vorë ka propozuar Ymer Markun si kandidat për kryebashkiak në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendrore. Kandidatët e propozuar nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH, që pritet të mblidhet nesër. Tashmë mbetet edhe që Dega e PD-së në Dibër t’i dërgojë kryesisë qendrore propozimin e saj për kandidat për kryebashkiak në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Durrësi ka propozuar Luan Hotin, strukturat drejtuese të Partisë Demokratike në Lushnje kanë propozuar Indrit Sefën, Xhemal Bushati, ish-kryetari i Këshillit Bashkiak Shkodër është propozuar si kandidat nga dega e PD në këtë bashki kurse demokratët e Rrogozhinës kanë zgjedhur Ferdinand Saraçin.

Kandidatët e PS në 6 bashki:

Për Bashkinë Durrës, PS garon me Emirjana Sakon, aktualisht kryetare në detyrë.

Për Bashkinë Shkodër,  PS garon me Majlinda Angonin, aktualisht prefekte e qarkut Shkodër.

Për Bashkinë Dibër, PS garon me Rrahim Spahiun, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare.

Për Bashkinë Rrogozhinë, PS garon me Edison Memolla, aktualisht kryetar i komanduar.

Për Bashkinë Vorë, PS garon me Blerim Shera, arsimtar.

Për Bashkinë e Lushnjës, PS garon Eriselda Sefën, aktualisht kryetare e komanduar.

Kandidatët e Grupit të Rithemelimit në 6 bashki:

–Premtim Kryemadhi në bashkinë Dibër me 424 vota.

–Ardia Muka në bashkinë Durrës me 1162 vota.-

–Elton Bano në bashkinë Lushnje me 671 vota.

–Hekuran Xhani në bashkinë Rrogozhinë me 221 vota.

–Lulzim Vrana në bashkinë Vorë me 277 vota.

–Bardh Spahia në bashkinë Shkodër me 1011 vota. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!