Menaxhimi i mbetjeve, AKM gjobit kryebashkiakun e Poliçanit, Adriatik Zotkaj

schedule17:23 - 2 Shkurt, 2022

schedule 17:23 - 2 Shkurt, 2022

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka gjobitur me 500 mijë lekë kryetarin e Bashkisë së Poliçanit Adriatik Zotkaj. Gjoba ndaj kryetarit të bashkisë parashikohet nga ligji “Për menaxhimin e mbetjeve”, i cili është miratuar që në vitin 2011.

Zotkaj është kryebashkiaku i dytë që gjobitet për keqmenaxhimin e mbetjeve pas ndëshkimit të kryetarit të Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.

“Grupi i inspektimit, pasi realizoi inspektimin, e hartoi procesverbalin e inspektimit në datë 01/02/2022 dhe e njoftoi në datë 01/02/2022 . Në bazë të procesverbalit të inspektimit dhe kontestimeve të subjektit të inspektimit rezultuan këto shkelje të kërkesave ligjore: Ligji Nr 10463 , date 22.09.2011 ” Per Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve ” Neni 21 Pika 12.”– njofton AKM.

Kujtojmë se në takimet e organizuara së fundmi me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama kanë kërkuar nga që bashkitë t’i japin prioritet sa i përket fondeve pastrimit të mbetjeve, duke i paralajmëruar se në të kundërt nuk do t’u miratohen buxhetet për vitin 2022. /abcnews.al/