Nga Ajgena Korbi
Vala “Omicron” përballi mjekët me fluksin më të lartë të vizitave tek fëmijët dhe dyfishoi të shtruarit në spital. Aktualisht në Infektivin Pediatrik në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” tregon shefja e shërbimit Gjeorgjina Kuli ka dhe të vegjël që po trajtohen me oksigjeno-terapi.
Moshat variojnë nga një muaj deri në mbi 5 vjeç.
Në spital nuk mungojnë as të infektuarit me “Delta” . Fëmijët e prekur nga ky variant shpjegon mjekja infeksioniste po shfaqin klinikë më të rëndë dhe po qëndrojnë më gjatë në spital.
Shefja e shërbimit Infektiv Pediatrik Gjeorgjina Kuli i bën thirrje prindërve të komunikojnë me mjekun dhe të ndjekin rigorozisht këshillat e tij.
Janari shënoi numrin më të lartë të fëmijëve të prekur nga Covid në vend. Kjo sipas mjekëve i dedikohet përhapjes më të lartë të “Omicron” dhe imunizimit më të pakët të moshës pediatrike./abcnews.al/