Dorëheqjet e deputetëve të opozitës kanë nxitur një reagim zinxhir institucional për zyrtarizimin e tyre. Procedura, e cila zbatohet për herë të parë në praktikë, parashikohet nga Kodi Zgjedhor dhe Rregullorja e Kuvendit edhe pse nuk duket se ka nisur me këmbë të mbarë.
Pavarësisht thirrjeve në përshkallëzim të ndërkombëtarëve për mos dorëzim “on block” të mandateve nga deputetët e opozitës, 21 shkurti i diktoi atyre tjetër rrugë. Dorëheqjet u dorëzuan në kryesi të Kuvendit nga vetë kryeopozitari Lulzim Basha, duke konsumuar kështu pikën 2 të nenit 71 të Kushtetutës që përcakton se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur ai heq dorë nga mandati i tij.
Është ky momenti kur parlamentarizmi shqiptar nis një rrugëtim të ri, të pashkelur më parë, si politikisht ashtu edhe procedurialisht. E ndërsa vendimi politik i takon opozitës, hapat procedurial, si rregull, përcaktohen nga kuadri ligjor i vendit edhe pse duket se vullneti politik mund ta kapërcejë atë kurdo.
I tillë duket rasti i njoftimit që Kuvendi i Shqipërisë ka dërguar më 22 shkurt, vetëm 24 orë pas depozitimit të dokumentave të dorëheqjeve të deputetëve në protokollin e Kryesisë së Kuvendit. Burime bëjnë me dije për ABC News se opozitës edhe pse Kodi Zgjedhor në mënyrë specifike parashikon në nenin 164 të saj, pika 1 se deputeti deklaron përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. E nëse kjo mund të konsiderohet deklarim në mënyrë publik, Rregullorja e Kuvendit në nenin 13 të saj njeh këshillin per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, si komision përgjegjës që shqyrtontë gjtiha çështjet që lidhen me mandatin e deputetit dhe paraqet raportin përkatës në seancë plenare.
Sipas Kodit Zgjedhor dhe Rregullores, është Kuvendi ai që ka kompetencën për të administruar dorëheqjet, janë deputetët e parlamentit, përfshi ata të opozitës që nuk kanë dhënë dorëheqjet e tyre, ata të cilët kanë detyrimin të votojnë në parlament raportin që Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit i dërgon seancës, pasi ka marrë në shqyrtim dorëheqjet e 56 deputetëve të opozitës. Vetëm atëherë Kuvendi dërgon pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve njoftimin për krijimin e vakancave, rregullorja e së cilës parashikuar 30 ditë kohë për përmbushjen e ksaj procedure nga ana e Kuvendit… kjo gjithmonë nëse vullneti i politikës nuk kanalizohet në zbatim të Ligjit, por përjshpejtim të procedurës në vetëvete. /abcnews.al