Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj patën një debat të fortë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother. Shkak për këtë u bë një deklaratë e Einxhel se vëllezërit Veshaj morën famë nga ish të dashurat e tyre. Teksa diskutonin, Einxhel thotë se ata e kishin hequr nga puna padrejtësisht dhe se nuk e kishin paguar.
Në debat e sipër, Einxhel dhe Donald nuk lanë pa përmendur edhe emra të tretë apo televizionet ku kanë punuar më parë. Ishte Einxhel ajo e cila përmendi aktoren e njohur, Mariana Kondi, e cila ka qenë pjesë e projektit të përbashkët të Shkirës dhe Veshajt.
Ajo tha se dëshmitare ishte edhe Mariana, pasi sipas saj, as ajo nuk ishte paguar nga djemtë. Kondi duket se ka mbetur e shokuar nga përplasja e ashpër mes tyre pasi ka reaguar përmes një postimi në Instastory ku ka shkruar: “Pa fjalë”. /abcnews.al