Pjesëtarët e një familjeje në qytetin e Lezhës janë rrezikuar nga dëmtimi i çatisë së shtëpisë. Shkak për këtë është bërë era e fortë që ka përfshire Lezhën. Ngjarja ndodhi në mëngjes herët kur të gjithë familjarët ishin në gjumë.
Era e fortë ka dëmtuar çatinë e një banesë në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës. Tjegullat e shtëpisë fluturuan njëra pas tjetrës duke rrezikuar jetën e 8 pjesëtarëve të familjes Filipi.
Ngjarja ndodhi kur familjaret ishin në gjumë.
Flora Filipi, Kryefamiljare: “Stuhia e madhe i ka prish krejt tavanin, tjegulla”.
Pronarët e shtëpisë i tremben asaj që vjen më pas.
Flora Filipi, Kryefamiljare: “Jena të rrezikum se po na zë çatia brenda”
Nga tjegullat është dëmtuar edhe një mjet që ndodhej i parkuar pranë shtëpisë së familjes Filipi.
Raportohet se në Lezhë nga moti i keq është dëmtuar edhe një stallë bagëtish./abcnews.al